Sport
Kjaer dhe mjekët danez shpërblehen nga UEFA për shpëtimin e jetës së Eriksenit
Demokracia
17:47 | 24 Gusht 2021

Share:

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer dhe stafi mjekësor danez janë shpërblyer nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

Kjaer dhe mjekët e ekipit danez fituan Çmimin e Presidentit UEFA 2021 pasi shpëtuan jetën e mesfushorit, Christian Eriksenit, shkruan Demokracia.com.

Mesfushori i Interit u rrëzua pa ndjenja në fushë pasi pësoi sulm në zemër gjatë ndeshjes së parë të Danimarkës kundër Finlandës në Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Reagimi i shpejt i kapitenit, Kjaer dhe stafit mjekësor bën që Eriksen t’i shpëtonte më të keqes.

“Këtë vit, Çmimi i Presidentit tejkalon futbollin,” tha Presidenti i UEFA -s, Aleksander Ceferin.

“Ajo shërben si një kujtesë e rëndësishme dhe e përjetshme se sa e çmuar është jeta dhe vendos gjithçka në jetën tonë në perspektivën më të qartë,” shtoi ai.

“Unë gjithashtu do të doja t’i dërgoja urimet e mia më të mira Christian Eriksen dhe familjes së tij ndërsa ai vazhdon shërimin e tij.”

Fituesit e çmimit janë ekipi mjekësor Mogens Kreutzfeldt, Frederik Flensted, Anders Boesen, Peder Ersgaard, oficerët mjekësorë të UEFA-s, Jens Kleinefeld dhe Valentin Velikov, ekipi mjekësor kombëtar danez Morten Skjoldager dhe Morten Boesen dhe kapiteni danez Simon Kjaer. /Demokracia.com

Të ngjashme