ShowBiz
KJ Apa krahason xhirimet e ‘Riverdale’ me të qenit ‘në burg’
Demokracia
10:48 | 26 Shkurt 2021

Share:

KJ Apa tregon për mënyrën se si ndihet në të vërtetë duke luajtur ikonën Archie Andrews në serialin Riverdale.

Në një intervistë me bashkë-yllin në Songbird, Demi Moore, aktori tha se nganjëherë ndihet i kufizuar në setin e serialit CW, veçanërisht kur bëhet fjalë për pamjen e tij.

Ai tha se ka shumë kufizime në atë që mund dhe nuk mund të bëj, saqë nganjherë ndihet sikur është në burg, transmeton Demokracia.com.

Pamja e Archie bazohet në karakterin ikonik të librit komik, kështu që nuk është shumë për t’u habitur që ai duhet të bëjë shumë për të vazhduar me të, duke përfshirë edhe lyerjen e flokëve, që të jetë ikona e kuqe Archie.

Ai tha se vetëm bashkë-aktorët e serialit mund ta kuptojnë atë dhe mënyrën se si ndihet.

Gjithsesi ai ndihet shumë krenarë për rolin e tij në shfaqje dhe suksesin që ka arritur deri tani.

Riverdale së shpejti do të vijë me një sezon të ri me KJ sërish në rolin e Archie, ndërsa aktori ka punuar edhe në projekte të tjera gjatë viteve përfshirë “SongBird” ku ai ka luajtur së bashku me Demi Moore dhe Sofia Carson. /Demokracia.com/

Të ngjashme