Lifestyle
Kivi mbron sytë dhe parandalon kancerin
Demokracia
12:34 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kjo pemë ekzotike vjen nga Kina dhe konsiderohet si frutë kombëtare kineze. Ka një shije intensive, jashtëzakonisht me lëng, të pasur, me fara të vogla të zeza që nuk e ndryshojnë shijen. Por shumë nuk e dinë që kivi është një nga ushqimet më të shëndetshme.

Është plot me antioksidues dhe përmban më shumë vitaminë C sesa portokall dhe fruta të tjera agrumesh. Është një burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E, andaj ka shumë përfitime shëndetësore. Vitaminat A, C dhe E kanë veprimtari antioksiduese.

Disa studime kanë treguar se kivi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular me 36 për qind. Kivi përmban luteinë dhe zeaksantinë, substanca që gjenden natyrshëm në syrin e njeriut. Luteina ndihmon në filtrimin e dritës së dëmshme blu, e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të syve të shkaktuara nga plakja.

Flavonoidet dhe karotenoidet që kanë veprim antioksidues mbrojnë trupin nga radikalet e lira. Radikalet e lira mund të shkaktojnë një numër sëmundjesh, përfshirë kancerin. Kivi mbron ADN-në nga dëmtimi oksidues, i cili ul më tej rrezikun e kancerit./Demokracia

Të ngjashme