Lajme
Kishte vjedhur në aeroportin “Adem Jashari”, Policia ndalon shtetasin e Suedisë
Demokracia
10:34 | 12 Nëntor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person pas dyshohet se muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje.

Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur në qershor në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

VJEDHJE/ANP Adem Jashari 26.06.2022 – 02:00. Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Demokracia.com./

Të ngjashme