Sport
Kishte pësuar ngjashëm si Eriksen, ja pse shpërtheu në lot ylli i Holandës në ndeshjen kundër Ukrainës
Demokracia
10:36 | 14 Qershor 2021

Share:

Futbollisti holandez, Daley Blind e ka përjetuar shumë keq situatën që i ndodhi mesfushorit danez Christain Eriksen kur pësoi sulm  në zemër në ndeshjen ndaj Finlandës, madje Blind u ka thënë shokëve të skuadrës së po mendon të mos luaj me Holandën në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ukrainës, transmeton Demokracia.com.

Blind është një mik i ngushtë dhe ish-shok ekipit i Eriksen, me dyshen që ka luajtur së bashku tek Ajax, por përveç kësaj ai kishte pasur një situatë gati të ngjashme me Eriksenin.

Blind, ishte rrëzuar për tokë në një miqësore para-sezonale kundër Hertha Berlin, në gusht 2020 duke frikësuar shumë shokët e skuadrës dhe të pranishmit.

31-vjeçari startoi me Holandën në fitoren 3-2 të Grupit C ndaj Ukrainës, dhe ai shpërtheu në lot pasi u zëvendësua në pjesën e dytë madje ai kishte pasur dyshime nëse duhet apo jo ta nis takimin. /Demokracia.com

Të ngjashme