Pasi Harry Kane u largua nga hoteli ku jetonte në fillim të karrierës së tij në Bayern Munich pas një qëndrimi disa mujor, historia e jetës së Cristiano Ronaldos në një hotel në Arabinë Saudite është sërish aktuale.
Sulmuesi anglez Harry Kane ka jetuar në një dhomë hoteli për muaj të tërë, ndërsa në të njëjtën kohë ka thyer rekorde në fushë. Pasi u transferua në Bayern Munich në gusht, ai mori me qira një dhomë hoteli dhe qëndroi atje deri në fillim të dhjetorit, kur mori me qira një vilë që përdorej edhe nga futbollisti i Bayernit, Lucas Hernandez.
Mediat zbuluan se Kane ka shpenzuar gjithsej 1.2 milionë euro për dhomën e hotelit. Mirëpo, ai nuk është i vetmi që ka qenë në një “telashe” të tillë, pasi një histori të ngjashme ka kaluar edhe Cristiano Ronaldo pas transferimit në Arabinë Saudite.