Lajme
Kishte leje për armë por jo edhe për bartje të saj, arrestohet një person në Dragash
Demokracia
22:42 | 04 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, saktësisht në vendin Trokan – Dragash.

Në njoftimin e policisë thuhet se thuhet se arma, për të cilën i dyshuari kishte leje për mbajtje, por jo edhe për bartje, është sekuestruar, përcjell Demokracia.com.

“Me datë 04 qershor 2022 rreth orës 17:50, Njësiti patrullues i stacionit policor në Dragash, në vendin e quajtur Trokan-Dragash, gjatë një pike kontrolli kanë ndaluar një veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të automjetit i kanë gjetur armën të cilën e posedon me leje, por nuk ka posedua lejen për bartjen e armës”, thuhej mes tjerash në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve

Prizren, 04 qershor 2022

Me datë 04 qershor 2022 rreth orës 17:50, Njësiti patrullues i stacionit policor në Dragash, në vendin e quajtur  Trokan-Dragash, gjatë një pike  kontrolli kanë ndaluar një veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të automjetit i kanë gjetur  armën të cilën e posedon me leje, por nuk ka posedua lejen për bartjen e armës. Patrulla ka sekuestruar armën në cilësinë e provave materiale;

Një Pistoletë  dhe

Një karikator me 17 copa fishke

A.F. ,i datëlindjes 1981 m/sh/k .

Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Dragash. Pas intervistimit të dyshuarit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme