Lajme
Kishte kërcënuar prindërit e tij, gjykata merr vendim për të dyshuarin
Demokracia
16:14 | 27 Janar 2021

Share:

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit burg dhe me gjobë, të dyshuarin i cili nën ndikimin e narkotikëve kishte kanosur prindërit e tij.

Gjykata përmes një njoftimi për media njofton se pas një mosmarrëveshje i akuzuari duke qenë nën ndikimin të përdorimit të narkotikëve, kërkon nga prindërit e tij para në vlerë prej 100 euro, dhe kur këta të fundit nuk i japin para, i njëjti në mënyrë agresive fillon ti ofendojë, shkruan Demokracia.com

Sipas gjykatës i akuzuari ka kryer veprën penale dhunë në familje.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i ka  shqiptuar : Dënim me gjobë në shumën prej pesëqind (500) euro, të cilën shumë të dënimit i akuzuari është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimi, dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 24.04.2020 e deri më 23.05.2020. I akuzuari është obliguar që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, të paguajë shumën prej 30 euro, dhe shumën prej 30 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit”. Thuhet në njoftimi e Gjykatës Themelore të Prizren.

Gjykata njofton se kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Demokracia.com

Të ngjashme