Kuriozitete
Kishte dalë për të bërë ngjitje maleve, alpinistin e befason luani
Demokracia
22:43 | 10 Janar 2022

Share:

Ky është momenti rrëqethës kur një luan i vërsulet një alpinisti, i cili ishte duke bërë ngjitje në një zonë malore – duke e detyruar të vrapojë me tërë forcën që t’i shpëtojë më të keqes.

Pamjet amatore janë filmuar më 8 janar në Los Angeles, ku shihet këmba e burrit duke ecur në një kodër e pranë vetes kishte një liqen, transmeton Telegrafi.

E kur mendoi se u ngjit në maje të kodrës, atë e befasoi një luan që i doli nga shkurret dhe iu vërsul. Për fat të mirë ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, por sigurisht se këtë përvojë të hidhur nuk do ta harroj kurrë që i futi frikën në palcë.

Bëhet fjalë për një lloj luani i cili qëndron zakonisht në terrene të thata, pra ku mungon uji dhe nuk ka trup edhe aq të madh.

Të ngjashme
Kuriozitete • 12 Maj 2025