Lajme
Kishin ngritur “shtëpi bari”| Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë
Demokracia
17:07 | 16 Prill 2022

Share:

Garda Civile ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, 34 vjeçarë  pasi akuzohen për drogë dhe organizatë kriminale. Identiteti i tyre ende nuk është bërë public, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se kishin ngritur një “shtëpi bari” ku kultivonin qindra lëndë narkotike.

Agjentët, gjatë kontrollit në garazh, kanë verifikuar se dhoma kishte disa zona për fazat e ndryshme të kultivimit të marijuanës, shkruan CNA. Përveç kësaj, të arrestuarit banonin në këtë vend.

Në total, Garda Civile ka sekuestruar 25,000 gram boçe marihuanë të thatë , si dhe sende të ndryshme të përdorura për zhvillimin dhe rritjen e bimëve, duke përfshirë katër kondicionerë, 101 çakëll elektrik, pesë nxehës, 28 ventilatorë, 72 llamba dhe mbajtëse llambash kultivimi dhe tetë soba me ngrohje.

Të ngjashme