Barazia
Kishat katolike marrin vendimin për të bekuar çiftet homoseksuale
Demokracia
09:56 | 12 Maj 2021

Share:

Priftërinjtë e rreth 100 kishave të ndryshme në Gjermani kanë vendosur të bekojnë dashurinë mes çifteve të gjinisë së njejtë.

Lëvizja e quajtur “Dashuria fiton” nisi pasi Kisha Katolike në Vatikan deklaroi se “Zoti nuk mund të bekojë mëkatin”, transmeton Demokracia.com

Kjo lëvizje ka dënuar deklaratën e kishës dhe ka bërë një hartë me të gjitha kishat që ofrojnë bekime për këto çifte.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”. Vitin e kaluar në një dokumentar ai theksoi se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Megjithatë, ai ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë. Në Kishën Katolike, bekimi jepet nga një prift ose një prelat tjetër./Demokracia.com

Të ngjashme
Barazia • 18 Janar 2022