Lajme
Kisha serbe në Mal të Zi e përfshirë në shitblerje të armëve: “Më kërkojnë 100 kallashë”
Demokracia
12:04 | 24 Mars 2023

Share:

Portali M në Mal të Zi ka zbuluar përfshirjen e Kishës Ortodokse Serbe në shitblerjen e armëve.

Duke u thirrur në disa komunikime të cilat janë deshifruara nga Europoli dhe shërbimet partnere të sigurisë, portali zbulon lidhjet e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi me anëtarët e klaneve kriminale.

Komunikimet përmes aplikacionit “SKY ECC” tregojnë planet që kisha kishe me grupet kriminale për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të cilat ishin mbajtur më 30 gusht të vitit 2020, shkruan Danas.

“Risto Mijanoviq nga Cetinja, anëtar i OKG “Škaljari” me precedentë të trashë penalë, në periudhën nga 6 qershor 2020 deri në fund të shtatorit të po atij viti, ka dërguar deri në 11.315 mesazhe në komunikimin “SKY ECC” nën kodi “4BM573, B40B01Ë”. Shërbimet e sigurisë konstatuan se Mijanoviç i shkëmbente të gjitha mesazhet me Nikolla Dedoviqin, vëllain e Igor Dedoviqit, një prej krerëve të klanit Skaljar, i cili u vra në Athinë më 19 janar 2020, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Stevan Stamatoviq”, shkruan kjo media.

Duke zbuluar komunikimet në aplikacionin “SKY ECC”, Mijanoviqi informonte Dedoviqin se si kisha i kishte kërkuar atij të blinte 100 kallashnikov.

“1. 24.06.2020. Mijanoviqi informon Dedoviqin se “kisha” (KPS) i kërkoi atij të blinte 100 pushkë sulmi AK-47 kallashnikov, për të organizuar rezistencë të armatosur (nuk është specifikuar se cila ngjarje kërkon rezistencë të armatosur – supozim pune – në rast të një rezultati të padëshiruar në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Mal të Zi / në masën që protestat paqësore të mos rezultojnë në zhvillime të dëshirueshme)”, thuhet në shkrim.

Të ngjashme