Lajme
Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ka ndaluar hyrjen Porfirijes
Demokracia
16:33 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Kisha Ortodokse Serbe (KPS) ka thënë se institucionet e Kosovës ia kanë ndaluar Patriarkut Porfirije ardhjen në Patrikanën e Pejës në prag të Krishtlindjes.

Ndaj këtij vendimi të pretenduar ka reaguar vetë patriarku, duke e vlerësuar ndalesën si “vendim jashtëzakonisht diskriminues”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që “të ndalojnë së shkeluri të drejtat e njeriut dhe liritë fetare të serbëve ortodoksë që kanë jetuar” në Kosovë “për të paktën 1500 vjet në vazhdimësi, në tokën e paraardhësve të tyre”, shkruan Klankosova.tv.

“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patrikanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, tha kabineti i tij.

Patriarku shtoi se “i lutet Zotit për paqe dhe vullnet të mirë mes të gjithë njerëzve” dhe se “ai lutet veçanërisht që të mbizotërojë paqja mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë”, ku ata “kanë jetuar së bashku me shekuj”.

Të ngjashme