Lajme
Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ndërprenë të gjitha kontaktet me autoritetet në Prishtinë
Demokracia
10:03 | 04 Qershor 2022

Share:

Kisha Ortodokse në Kosovë ka ndërprerë kontaktet me autoritetet në Prishtinë për shkak të “shkeljeve të paprecedentë të sundimit të ligjit dhe lirisë fetare”.

Ky vendim është publikuar në llogarinë e Manastirit të Deçanit në Twitter.

Në njoftim thuhet se “diskriminimi i hapur etnik dhe fetar ndaj Kishës Ortodokse Serbe dëmton të gjithë qytetarët e Kosovës”.

“Në një situatë të shpërfilljes së hapur të vendimeve gjyqësore nga institucionet e Prishtinë dhe marrëveshjeve të nënshkruara të garantuara nga BE-ja dhe OSBE-ja, Kisha Ortodokse Serbe ka paralajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë për nevojën e mekanizmave të posaçëm mbrojtës”, thuhet në deklaratë.

Manastiri i Deçani ka publikuar edhe një fotografi të raportit të sapo publikuar të Departamentit të Shtetit për lirinë fetare në Kosovë për vitin 2021, i cili ka shprehur qëndrimin kritik për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga viti 2016, sipas të cilit 24 hektarë tokë janë në pronësi të manastirit. /Demokracia.com/

Të ngjashme