Në ishullin e Maligradit të liqenit të Prespës, ndodhet kisha e Shën Mërisë e cila është një nga monumentet më të vjetra dhe më me vlerë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Thirrje për ta vizituar këtë vend ka bërë edhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti. Përmes një postimi në Facebook ajo e ka cilësuar kishën si destinacion të rrallë për t’u zbuluar.
Kisha e Shën Mërisë është një atraksion turistik i rëndësishëm jo vetëm për parkun Kombëtar të Prespës, por për mbarë rajonin dhe Shqipërinë.
Në këtë ishull janë gjetur edhe objekte si tjegulla, kolona e kapitele që i përkasin sipas arkeologëve një kishe paleokristiane që mendohet të ketë qënë në pjesën e sipërme të liqenit.
Mbishkrimet që gjenden në këtë kishë i përkasin periudhave të ndryshme të lidhura me historinë e këtij monumenti. Një mbishkrim në faqen jugore, më i hershmi në këtë kishë i përket vitit 1345 dhe fazës së parë të zbukurimit të kësaj kishe me afreske.
Postimi i plotë i ministres :
‘’Kisha e Shën Marisë në ishullin e Maligradit, në liqenin e Prespës, një destinacion i rrallë për t’u zbuluar!’’./Demokracia.com/