Lajme
Kirurgët e QKUK-së me reagim: Presidentja injoroi dhe nënçmoi kolegjiumin e kirurgëve
Demokracia
10:14 | 03 Nëntor 2022

Share:

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal me një reagim të ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila zgjodhi një institucion privat për të kryer një operacion.

Në një reagim të nënshkruar nga 18 kirurgë, është shprehur indinjata e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marr trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.

Kirurgët kanë deklaruar tutje se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999 me përqindje të suksesit 99.9 për qind.

“Injorimi dhe nënçmimi që presidentja i ka bërë kolegjiumit të Kirurgëve e në veçanti institucionit mbi të cilat udhëheq është e papranueshme për të gjithë”, thuhet në reagim, shkruan Gazeta Shneta.

Krejt në fund kirurgët i kanë uruar shërim të shpejt Presidentes Osmani duke kërkuar që në të ardhmen të mos anashkalohet sektori publik.

Mbrëmë Presidentja Vjosa Osmani ka kryer një intervenim për heqjen e tëmthit (idhzës) në spitalin privat “Aloka” në Prishtinë.

 

Të ngjashme