Lajme
Kina “tradhton” Rusinë | Banka kineze shuan aktivitetet në Rusi dhe Bjellorusi
Demokracia
20:20 | 03 Mars 2022

Share:

Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë (AIIB), një bankë zhvillimi shumëpalëshe me bazë në Kinë, ka pezulluar të gjitha aktivitetet që lidhen me Rusinë dhe Bjellorusinë, tha AIIB në deklaratë.

Sipas AIIB projektet janë aktualisht “nën shqyrtim”, transmeton Demokracia.com.

Kina kontrollon 26 për qind të fuqisë votuese të AIIB, sipas faqes së internetit të bankës, shkruan CNN.

Ndërsa Rusia ka 6 për qind në këtë bankë.

Kujtojmë se Kina themeloi AIIB për të rivalizuar Bankën Botërore me bazë në SHBA në 2016./Demokracia.com/

Të ngjashme