Lajme
Kina paralajmëron Avdullah Hotin: Të ndalojë menjëherë manovrat politike për çështjen e Tajvanit
Demokracia
13:50 | 20 Mars 2023

Share:

Një vizitë e ish kryeministrit të Kosovës e deputetit të LDK-së, Avdulla Hoti, drejt Tajvanit ka ngjallur reagimin e Kinës.

Mediat serbe, raportojnë se amabasada e Kinës në Beograd e ka paralajmëruar Hotin, të qëndroj larg manovrave politike, siç i quan Kina, në raportot me Tajvanin.

Hoti po qëndronte në një vizitë zyrtare në Tajvan nga data 11 deri më 16 mars.

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Beograd thotë se politikanët e institucioneve në Prishtinë kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.

Ish-kryeministri, i Kosovës, Avdulah Hoti, udhëhoqi grupin ndërpartiak të Kuvendit në një vizitë në Tajvan, nga 11 deri më 16 mars.

Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Beograd thotë se politikanët e Prishtinës kanë mbështetur hapur forcat separatiste gjatë vizitës së tyre në rajonin kinez të Tajvanit.

“ Ky veprim cenon rëndë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kinës dhe ndërhyn rëndë në punët e brendshme të Kinës, gjë që pala kineze e kundërshton me vendosmëri. Tajvani është pjesë e pandashme e territorit kinez dhe çështja e Tajvanit është thjesht një çështje e brendshme e Kinës dhe asnjë forcë e jashtme nuk mund të ndërhyjë në të” – thonë nga ambasada.

Shtohet se parimi i një Kine është një normë bazë e njohur e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe një konsensus universal i komunitetit ndërkombëtar.

– Pala kineze paralajmëron fuqishëm politikanët përkatës në Prishtinë që të ndalojnë menjëherë manovrat e tyre politike për çështjen e Tajvanit, të ndalojnë dërgimin e sinjaleve të gabuara për forcat separatiste të “pavarësisë së Tajvanit” dhe të ndalojnë së vepruari si peng i “pavarësisë së Tajvanit” dhe anti- Forcat kineze – theksojnë nga ambasada kineze.

Pala kineze u bën thirrje institucioneve në Prishtinë që t’i përmbahen parimit të një Kine dhe të ndalojnë cenimin e interesave thelbësore të Kinës.

“Dëshiroj të theksoj se vendosmëria e Kinës për të ruajtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial është e palëkundur dhe se çdo përpjekje e çdo fuqie për të luajtur “kartën e Tajvanit” nuk do të ketë sukses”, përfundoi ambasada e Republikës së Kinës.

Çka shkruante Hoti nga Tajvani:

“Gjatë qëndrimit në Tajvan kishim dy takime pune: në Zyrën Ekonomike-Tregtare të Bashkimit Evropian në Tajvan dhe Institutin Amerikan në Tajvan. Këto janë dy misionet kryesore ndërkombëtare në Tajvan, të cilat përfaqësojnë dy aleatët kryesor të Tajvanit.”

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024
Lajme • 02 Qershor 2024