Lajme
Kina ofron 1.57 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
Demokracia
10:46 | 21 Mars 2022

Share:

Kina do të ofrojë një grup tjetër ndihme humanitare, me vlerë 10 milionë RMB apo 1.57 milionë dollarë për Ukrainën “bazuar në zhvillimin e situatës dhe nevojave aktuale”, tha të hënën Ministria e Jashtme kineze.

“Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e depërshkallëzimit të situatës në Ukrainë dhe është e gatshme të bëjë përpjekjet e veta për të kapërcyer krizën humanitare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin në një konferencë, shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Kina ofroi grupin e saj të parë të ndihmës humanitare me vlerë 5 milionë RMB apo 790 mijë dollarë, për Ukrainën në fillim të këtij muaji./Demokracia.com/

Të ngjashme