Lajme
“Kina nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia”
Demokracia
17:20 | 01 Prill 2022

Share:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se Kina “nuk mund të mbyllë një sy ndaj shkeljeve të ligjit ndërkombëtar nga Rusia” pas një samiti virtual me presidentin kinez Xi Jinping të premten.

BE dhe Kina ranë dakord se “kjo luftë po kërcënon sigurinë globale dhe ekonominë botërore”, tha Michel, raporton CNN.

Bashkimi Evropian do të mirëpriste hapat pozitivë nga Kina për të ndihmuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, u tha gjithashtu gazetarëve të premten në Bruksel presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Ne do të mbetemi vigjilentë ndaj çdo përpjekjeje për të ndihmuar Rusinë financiarisht ose ushtarakisht” dhe për të anashkaluar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, tha Michel, “por çdo lëvizje ndaj Kinës për të ndihmuar në përfundimin e luftës do të mirëpritet”.

“Ne patëm mundësinë të shpjegojmë pozicionin e BE-së, t’i bëjmë thirrje Kinës të veprojë, të angazhohet për të marrë pjesë aktive në të gjitha përpjekjet që po bëhen për të rivendosur paqen dhe stabilitetin”, shtoi ai.

Michel i bëri komentet pas një samiti virtual me zyrtarët kinezë të mbajtur së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Të dy liderët e BE-së “e bënë shumë të qartë se Kina nuk duhet të ndërhyjë në sanksionet (BE)”, shtoi von der Leyen.

Të ngjashme