Autoritetet në Kinë arritën të kapin një burrë koreano-verior, i identifikuar me emrin e tij kinez Zhu Xianjian, pas një kërkimi prej 40 ditësh.
39-vjeçarit iu deshën vetëm 40 sekonda për t’u ngjitur në murin e burgut në qytetin verilindor të Jilin, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
Ai po vuante dënimin në burg prej 11 vitesh për grabitje dhe hyrje të paligjshme në Kinë./Demokracia.com/