Lajme
Kina miraton shitjen e produkteve të mjekësisë tradicionale për të trajtuar COVID-19
Demokracia
19:34 | 04 Mars 2021

Share:

Kina ka miratuar tri produkte të ilaçeve tradicionale kineze (TCM) për shitje për të ndihmuar në trajtimin e COVID-19.

Sipas CNN, agjencia përdori një procedurë të posaçme miratimi për tri produktet, të cilat “ofrojnë më shumë mundësi për trajtimin COVID-19.

Produktet bimore vijnë në formë të grimcuar dhe kanë origjinën e tyre në “recetat e lashta kineze”, thuhet në deklaratë.

Ato u zhvilluan nga mjetet shëruese TCM që ishin përdorur herët në pandemi dhe që “u kontrolluan nga shumë akademikë dhe ekspertë në vijën e frontit”.

Megjithatë, siguria dhe efektiviteti i tyre ende debatohet në Kinë, ku ka edhe mbështetës dhe skeptikë. Megjithëse shumë prej mjeteve shëruese në TCM janë përdorur për qindra vjet, kritikët argumentojnë se nuk ka asnjë provë shkencore të verifikuar për të mbështetur përfitimet e tyre të supozuara.

“Mjekësia tradicionale është një thesar i civilizimit kinez që mishëron mençurinë e kombit dhe njerëzve të tij”, kishte thënë presidenti kinez Xi Jinping, vetë një avokat i njohur i TCM në një konferencë kombëtare në tetor 2019.

Gjatë gjithë shpërthimit të pandemisë, Xi ka nxitur në mënyrë të përsëritur mjekët të trajtojnë pacientët me një “përzierje të barnave kineze dhe perëndimore”.

Të ngjashme