Lajme
Kina më në fund tregon fytyrën e vërtetë: Keni harruar çfarë i ndodhi Serbisë në vitin 1999, Perëndimi “racist”
Demokracia
23:24 | 01 Prill 2022

Share:

Qeveria Kineze edhe një herë ka treguar se mbanë anën e Rusisë në luftën me Ukrainën, duke akuzuar Perëndimin për racizëm lidhur me luftërat në Iraq, Siri, Afganistan dhe bombardimin e Serbisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës ka thënë se “SHBA dhe NATO janë shumë hipokrite dhe raciste”, përcjell Demokracia.com.

“Unë dua të di nëse keni qenë aq të shqetësuar për vdekjet e civilëve në Irak, Siri, Afganistan dhe Palestinë. A kanë ndonjë vlerë këta persona për ju?”, ka thënë ai.

Aleati i madh i Serbisë nuk ka harruar ta përmend “atë që ndodhi në vitin 1999”, duke thënë se perëndimit nuk i interesoi as për civilët atje, përcjell Demokracia.com.

“Mos harroni Serbinë në vitin 1999, apo Republikën Federale të Jugosllavisë. A keni pasur ndonjë interesim për vdekjet atje? Nëse jo, atëherë nuk jeni në pozicion për ta akuzuar Kinën”, ka thënë ai.

Vlen të përmendet se Kina ditë më parë ka kritikuar edhe fushatën globale  të sanksioneve, të cilën vazhdimisht e ka kundërshtuar.

Veç kësaj, Kina ka fajësuar NATO-n disa herë për situatën në Ukrainë, derisa nuk dëshiron ta cilësoj si “pushtim” veprimin e Rusisë./Demokracia.com/

Të ngjashme