Auto&Tech
Kina lanson satelitin për studimin e hapsirës
Demokracia
00:17 | 11 Prill 2021

Share:

Kina ka lansuar një satelit të ri për të studiuar mjedisin hapësinor, njoftuan mediet lokale.

Sipas transmetuesit CGTN, sateliti eksperimentues u dërgua në orbitën e planifikuar rreth orës 07:01 të mëngjesit, sipas orës lokale, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve në Taiyuan, Shanxi.

Deri më tani, Kina ka lansuar dy satelitët Shiyan-6, në nëntor të vitit 2018 dhe korrik të vitit 2020, me objektiva të ngjashëm.
Sateliti pritet të kryejë studimin e mjedisit hapësinor dhe të zhvillojë eksperimente mbi teknologjitë e lidhura me të./Demokracia.com/

Të ngjashme
Auto&Tech • 01 Qershor 2024
Kuriozitete • 31 Maj 2024