Lajme
Kina i jep fund varfërisë ekstreme
Demokracia
23:13 | 25 Shkurt 2021

Share:

Presidenti kinez Xi Jinping thotë se vendi i tij ka arritur “mrekullinë” e çrrënjosjes së varfërisë ekstreme.

Qeveria kineze thotë se gjatë një periudhe tetë-vjeçare, rreth 100 milionë njerëz janë hequra nga varfëria, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Gjatë një ceremonie në Pekin Xi, tha se kjo është një “fitore e plotë” dhe që do të “hynte në histori”.

Por disa ekspertë kanë dyshime për matjen e varfërisë. Ata thonë se Kina ka vendosur një kriter më të ulët për përkufizimin e varfërisë dhe se nevojiten të bëhen hulumtime të mëtejshme.

Pragu i vendosur nga Kina arrin në 1.69 dollarë, krahasuar me pragun global të Bankës Botërore prej 1.90 dollarë.

Zhdukja e varfërisë rurale ka qenë iniciativa kryesore e presidentit kinez, që kur erdhi në pushtet në vitin 2012./Demokracia.com

Të ngjashme