Lajme
Kina fillon me pasaporta COVID
Demokracia
08:42 | 09 Mars 2021

Share:

Kina njoftoi sot se do të fillojë lëshimin e certifikatave dixhitale të vaksinimit kundër virusit corona për qytetarët e saj, në mënyrë që t’iu lejojë atyre të udhëtojnë jashtë vendit.

Disa vende tashmë kanë filluar të përdorin certifikata të tilla, raporton Reuters.

Certifikata kineze do të përmbajë të dhëna të vaksinimit dhe rezultate të provave për praninë e virusit.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi deklaroi se qëllimi i konfirmimit është shkëmbimi i informacionit në lidhje me testimin dhe vaksinimin dhe për të mundësuar një kontakt të sigurt midis njerëzve.

Karantina është e detyrueshme për njerëzit e vaksinuar kundër koronavirusit që mbërrijnë në Kinë, për shkak të mundësisë që ata të jenë ende të infektuar.

Të ngjashme