Kina paraqiti një ankesë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Hapësinore (UNOOSA) për themeluesin e prodhuesit të automobilave Tesla dhe kompanisë së teknologjisë hapësinore SpaceX, Elon Musk, me arsyetimin se satelitët e lëshuar si pjesë e projektit Starlink përbëjnë rrezik për stacionin hapësinor.
Sipas një lajmi në BBC, në dokumentin që paraqiti në UNOOSA, Kina tha se u detyrua të zbatonte “masat e kontrollit të përplasjes” për të parandaluar që satelitët Starlink të lëshuar nga SpaceX në korrik dhe tetor të mos godasin stacionin hapësinor, transmeton Demokracia.com.
Pas ankesës së Kinës në UNOOSA, përdoruesit e mediave sociale kineze kritikuan ashpër Musk, Starlink dhe SHBA-në në faqen e rrjeteve sociale kineze Weibo.
Një përdorues përshkroi satelitët e Starlink si “vetëm një grumbull mbeturinash hapësinore”.
SpaceX planifikon të krijojë një rrjet prej 12 mijë satelitësh në orbitën e tokës me satelitët Starlink. Projekti synohet të përfundojë në vitin 2027./Demokracia.com/