Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian e kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të këtij viti.
Sulmi kishte në shënjestër serverat e Microsoft Exchange, duke prekur mbi një të katërtën e një milion servera në të gjithë botën.
BE ishte e para që dha një deklaratë duke thënë se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”, ndërsa MB tha se aktorët kinezë të mbështetur nga shteti ishin përgjegjës. SHBA pritet të ndjekin shembullin.
Zyrtarët e inteligjencës perëndimore thonë se sjellja nga Kina ishte dukshëm më serioze se gjithçka që kishin parë më parë.
Microsoft njoftoi detajet e sulmit në mars të këtij viti dhe tha se një grup i quajtur Hafnium, i lidhur me Kinën, ishte përgjegjës. Kina i mohoi ato akuza. /Demokracia.com/