Sport
Kimia Alizadeh, refugjatja që eliminoi kampionen e dyfishtë olimpike
Demokracia
18:56 | 25 Korrik 2021

Share:

Nënkampionja botërore në 2017, Alizadeh, tani 23 vjeçare, ishte femra e parë iraniane që fitoi një medalje olimpike për Iranin në vitin 2016, kur mori medaljen e bronztë në Rio de Janeiro.

Sidoqoftë, në vitin 2020 ajo vendosi të arratisej në Gjermani dhe tani po garon për ekipin e refugjatëve në sportin e Taekwondo.

“Unë jam një nga milionat e grave të shtypura në Iran që kam konkurruar për vite me rradhë”, tha Alizadeh.

Alizadeh tronditi kampionin e dyfishtë olimpik Jade Jones, duke eliminuar britanikën në raundin e eliminimit të Dielën.

Refugjatja tani ishte në prag të marrjes së një medalje bronzi për ekipin, pasi ajo u mposht nga Hatice Kubra Ilgun turk.

Të ngjashme