ShowBiz
Kimi, djali që këndoi shqip në American Idol ia thotë këngës me Shkurte Fejzën
Demokracia
09:03 | 05 Mars 2024

Share:

Kimi, djali që këndoi shqip në American Idol sezoni i 22-të, u bashkua virtualisht me Shkurte Fejzën për të kënduar “Oj Kosovë oj Nëna ime”.

Ata u futën “live” në Instagram dhe ia thanë këngës para mijëra njerëzve, njofton Klankosova.tv.

Freskim Rama u bë i famshëm me videon e paraqitjes në American Idol ku këndoi shqip teksa i rridhnin lotët.

Ai i tregoi jurisë, pjesë e të cilës ishte edhe Katy Perry, se vjen nga një vend i cili ka përjetuar shumë gjëra.

Pak u desh që juria prej tre anëtarësh t’i thoshte “Po” në mënyrë që Kimi ta vazhdojë rrugëtimin e tij në këtë edicion të 22-të.

 

Të ngjashme