ShowBiz
Kim Kardashian kërkon divorcin nga Kanye West
Demokracia
10:47 | 20 Shkurt 2021

Share:

Kim Kardashian ka bërë kërkesë për divorc nga reperi Kanye West, sipas raporteve në mediat amerikane.

Çifti kanë qenë të  martuar për gati shtatë vjet dhe kanë katër fëmijë së bashku, transmeton Demokracia.com

Mediat amerikane sugjerojnë se Kim ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre. Asnjëra nuk ka komentuar publikisht.

Kim e nisi karrierën për herë të parë në vitin 2007 si ylli i një serial realiteti televiziv për familjen e saj.

Keeping Up Ëith the Kardashians ka mbetur një prej serialeve më të shikuar që nga viti i kaluar, me serinë e tij të 21-të dhe të fundit për shkak të transmetimit vitin e ardhshëm./Demokracia.com

Të ngjashme