ShowBiz
Kim Kardashian i ka zvogëluar të pasmet e saj?
Demokracia
22:34 | 28 Korrik 2022

Share:

Super ylli Kim Kardashian duket se i ka bërë të pasmet më të vogla.

Komentet në rrjetet sociale shkuan flakë me fotografitë e fundit që 41-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram.

Me këtë rast, megjithatë, duket sikur prapanica e Kim Kardashiani është dukshëm më e vogël se dikur, shkruan Marca.

Thashethemet kishin filluar të shfaqeshin një vit më parë se influencerja e famshme kishte zgjedhur t’i bënte të pasmet e saj më të vogla, por asgjë nuk u konfirmua asnjëherë.

Tani, pas reagimit të ashpër që u përball me dëmtimin e veshjes ikonë të Marilyn Monroes në Met Gala 2022, duket sikur ajo e ka marrë vendimin.

Fustani në vlerë gati pesë milionë dollarë ishte veshur nga Monroe në ditëlindjen e të famshmit John F. Kennedy, në vitin 1962.

Duke u shfaqur në një darkë në Uashington, të pasmet e Kardashianit u dukën dukshëm më të vogla në fustanin e saj elegant argjendi.

Të gjithë e dinë se kush është Kim Kardashian dhe se të pasmet e saj janë ikonë.

Por tendencat e fundit të modës me sa duket e kanë shtyrë Kimin të zvogëlojë të pasmet e saj, edhe pse i ka fituar aq shumë para.

 

Të ngjashme