ShowBiz
Kim Kardashian flet për lidhjen e re me Pete Davidson: I kam kërkuar numrin e para
Demokracia
17:58 | 31 Maj 2022

Share:

Kim Kardashian ka treguar për herë të parë për lidhjen e saj me Pete Davidson. Çifti janë shumë diskret për lidhjen e tyre, ku vetëm kohëve të fundit kanë nisur të ndajnë më publikun momente intime të tyre.

Mirëpo se si ka nisur që në fillim njohja e tyre të gjithë jemi kuriozë të dimë, pasi është thënë shumë pak. Në një bisedë me motrën e saj Khloe, kjo e fundit e ka ngacmuar të tregojë si nisi gjithëçka me komedianin. Kim tregoi se kishte qenë ajo që kishte kërkuar numrin e Pete e para.

“Mendova, dreqin ndoshta duhet të provoj diçka të re,”-u shpreh manjatja e “Skims”.Më tej ajo shtoi se telefonoi producentin e “Saturday Night Show” për t’i kërkuar numrin e Davidson, dhe sigurisht ka marrë një përgjigje pozitive nga ai.

Mirëpo mesa duket ylli i “The Kardashian” e ka ndjerë energjinë, pasi vetë Pete disa muaj para kësaj është përpjekur të hyjë në kontakt me Kim. Ai është përpjekur nëpërmjet Megan Fox të siguronte numrin e miliarderes.

“Kur ne dilnim bashkë dhe u krijua diçka, Megan Fox më shkroi dhe më tha: “A është e vërtetë? Sepse ai para disa muajsh më pyeti për numrin tënd dhe unë i thashë: “Djalo, ka më shumë shanse që mua dhe MGK të na hajë një krokodil se sa ti të marrësh numrin e Kim. S’ka për të ndodhur kurrë, mos na pyet” –shtoi Kim.

Ju kujtojmë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë për herë të parë së bashku në tetor 2021 disa javë pas paraqitjes së saj “SNL”, ku të dy ndanë një puthje gjatë një prej skeçeve që realizuan së bashku. Page Six konfirmoi në nëntor se Kardashian dhe Davidson, ishin zyrtarisht në lidhje.

Çifti bëri debutimin e tyre në premierën e “The Kardashians” në prill, por nuk kaluan në tapetin e tyre të kuq së bashku deri më 30 prill në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Të ngjashme