ShowBiz
Kim Kardashian e hapur për një lidhje të re dashurie
Demokracia
20:58 | 23 Maj 2023

Share:

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur Kim Kardashian paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye West, dhe në atë kohë, themeluesja e “Skims” ka pasur vetëm një marrëdhënie publike – sigurisht me Pete Davidson.

Pete dhe Kim ishin së bashku për nëntë muaj gjithsej, dhe gjatë gjithë asaj periudhe, dukej se gjërat mes tyre ishin mjaft serioze.

Nga ecja në tapetin e kuq në “Met Gala” te krijimi i lidhjeve me fëmijët e Kim-it , çifti dukej se ishte në të për një kohë të gjatë – kjo është edhe arsyeja pse fansat mbetën kaq të tronditur kur ndarja e tyre u raportua në gusht të vitit të kaluar.Asnjëri nga të dy nuk foli kurrë për arsyet specifike të ndarjes dhe Kim nuk ka qenë publikisht në një lidhje tjetër që atëherë.

Megjithatë, duket se ajo po shijon jetën si beqare, duke zbuluar në një intervistë të re me Jay Shetty se ka mësuar nga “gabimet” në të kaluarën e saj.

Në episodin e kësaj jave të ‘podcast’-it të “Jay’s On Purpose”, prezantuesi e pyeti Kimin nëse ndihet gati për një romancë të re.

“Mendoj se do të jem gjithmonë një romantike e pashpresë dhe dua të jem gjithmonë e dashuruar, dhe [unë] padyshim që më pëlqen ta ndaj jetën time me dikë dhe dua të krijoj një jetë me dikë”, u përgjigj Kim, duke theksuar rëndësinë e të ecurit ngadalë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e saj të ardhshme.

“Patjetër që do të marr kohën time”, tha ajo, përpara se të vazhdonte të zbulonte aspektet e ndryshme që mund ta bëjnë takimin pas një divorci pak më të komplikuar.

“Unë mendoj se ka kaq shumë faktorë, veçanërisht kur ke fëmijë dhe të jesh i ndërgjegjshëm për njerëzit që hyjnë në jetën tënde”, vazhdoi ajo. “Përpiqem të mos bëj të njëjtat gabime dhe me të vërtetë të marr kohën time. Mendoj se thjesht duhet të jetë ndryshe për mua”.

Natyrisht, nuk dihet se për cilat “gabime” të sakta po kujton Kim, apo edhe se cilës marrëdhënie i referohet.

Të ngjashme