ShowBiz
Kim Kardashian dhe vajza e saj North tërheqin vëmendje me dukjet e ngjashme nga “Chanel”
Demokracia
15:04 | 13 Maj 2023

Share:

Ylli televiziv, Kim Kardashian përshtati veshjet “Chanel” me vajzën e saj nëntëvjeçare North në një seri të reja fotografish që solli në Instagram këtë javë.

North dhe nëna e saj ishin të veshur të dyja me të zeza nga koka te këmbët për albumi e fotove, i cili përfshinte një të ëmbël të Kimit duke u puthur në faqe nga vajza e saj e vogël.

“Është bota e North, unë jam thjeshtë në të”, shkroi Kim, e cila mburret me 355 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.

Për paraqitjen e saj të fundit publike, Kim veshi një bluzë të shkurtër dhe një palë pantallona lëkure të zeza i dhe i përshtati me një sërë dorezash të ngjashme.

Themeluesja e “SKIMS” theksoi pamjen me një çantë masive “Chanel”, teksa të ngjashme e mbante edhe North.

Vajza e yllit kishte të veshur edhe një bluzë lëkure dhe pantallona të gjerë, nënë e bijë mbajtën edhe syze dielli të zeza për daljen.

North prej kohësh ka marrë vëmendje me paraqitjet e saj përkrah së ëmës, madje edhe në rrjetin sociale TikTok dyshja herë pas here realizojnë video të përbashkëta që shpejt bëhen virale.

Ikona televizive, Kim ka North dhe tre fëmijë të tjerë – Saint, Chicago dhe Psalm – me ish-burrin e saj, reperin Kanye West.

Aktualisht Kim ka zbuluar se është beqare që pas ndarjes nga Pete Davidson pas një romance prej nëntë muajsh.

Të ngjashme