Kanye West ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët me Kim Kardashian për katër fëmijët e tyre.
Përgjigja e tij pasqyron paraqitjen e divorcit të Kardashian nga 19 shkurt, i cili filloi procesin e përfundimit të martesës së tyre gati shtatë-vjeçare.
Reperi amerikan dhe ylli i reality show, ranë dakord që martesa e tyre të përfundonte për shkak të mosmarrëveshjeve.
Ata gjithashtu kanë rënë dakord se nuk kanë nevojë për mbështetje bashkëshortore.
West dhe Kardashian kanë dy vajza – North dhe Chicago, përkatësisht shtatë dhe tre vjeç – dhe dy djem – Saint, pesë dhe Psalm, i cili mbush dy vjet muajin tjetër.
Kim dhe Kanye mbajtën pasurinë e tyre të ndarë gjatë gjithë martesës për shkak të kushteve të një marrëveshjeje para martesore.
Çifti janë ndër yjet më të njohur në botë dhe të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm në vetvete. Martesa e tyre ishte një nga më të ndjekurat në dekadat e fundit. /Demokracia.com/