ShowBiz
Kim Kardashian befason me veshjen, shfaqet me tuta sportive në New York
Demokracia
19:11 | 14 Korrik 2022

Share:

Ajo po shijon kohën në New York me katër fëmijët e saj.

Dhe të mërkurën, Kim Kardashian u pa duke dalë nga hoteli i saj me një veshje të rastësishme, vetëm disa orë pas lajmit se motra e saj Khloe Kardashian do të ketë një fëmijë të dytë nëpërmjet një nëne surrogate me ish-të dashurin Tristan Thompson.

Ylli, 41 vjeçe, zgjodhi një palë tuta të markës “Balenciaga” në vlerë prej 2400 dollarësh (2396 euro), shkruan DailyMail.

Kim zgjodhi një xhaketë të errët ngjyrë deti me disa vija të bardha dhe të zeza.

Ajo i kombinoi tutat me një palë syze dielli të zeza dhe atlete të njëjta për një pamje të qetë në mbrëmjen e kaluar në Big Apple.

Kardashian i kishte lidhur flokët e saj bionde, gjersa për makijazh kishte zgjedhur një buzëkuq ngjyrë rozë.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm disa orë pasi u zbulua lajmi për fëmijën në ardhje të Khloes.

Khloe do të mirëpresë në jetë një fëmijë të dytë me ish-të dashurin e saj, Tristan Thompson, me të cilin u nda pasi ky i fundit e tradhtoi.

Përfaqësuesi për media i 38-vjeçares e konfirmoi lajmin në një deklaratë për DailyMail, duke thënë foshnja ishte ngjizur në nëntor dhe do të lindë nëpërmjet një nëne surrogate.

Ajo dhe lojtari 31-vjeçar i NBA-së, të cilët kanë pasur një romancë të vështirë që nga viti 2016, janë tashmë prindër të vajzës katërvjeçare True Thompson.

“Mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor”, filloi deklarata.

“Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për zëvendësuesen e jashtëzakonshme për një bekim kaq të bukur. Ne do të dëshironim të kërkojmë mirësi dhe privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet te familja e saj”, shtoi më tej deklarata për media.

Pavarësisht zhurmave të fundit se Khloe dhe Tristan janë pajtuar, një burim i afërt me familjen thotë se dyshja ‘nuk janë përsëri bashkë’ dhe ‘nuk kanë folur me njëri-tjetrin që nga dhjetori jashtë çështjeve të bashkëprindërimit’.

Burimi i brendshëm gjithashtu vuri në dukje se foshnja e Khloes dhe Tristanit ishte ngjizur përmes një surrogate përpara se DailyMail të zbulonte se ai ishte në pritje të një fëmije me modelen e fitnesitn Maralee Nicholsn në dhjetor 2021.

TMZ raportoi se lindja e foshnjës së Khloes dhe Tristanit është diçka ‘e afërt’ dhe mund të jetë vetëm çështje ditësh, ndërsa një tjetër burim pretendoi se fëmija kishte lindur tashmë. /Telegrafi/

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024
ShowBiz • 29 Prill 2024