ShowBiz
Kim Kardashian akuzohet për importimin e një statuje antike të vjedhur në vlerë 750 mijë dollarë
Demokracia
16:29 | 05 Maj 2021

Share:

 Kim Kardashian ka mohuar të ketë qenë në dijeni për një statujë romake antike e cila është importuar nën emrin e saj.

Statuja që daton prej shekullit të parë, tregon pjesën e poshtme të trupit të një gruaje dhe është quajtur Fragment of Myron Samian Athena, transmeton Demokracia.com

Kjo statujë është importuar në vitin 2016 në Los Angeles, në kohë kur Kim dhe Kanye ishin duke renovuar shtëpinë e tyre në Calabasas.

Qeveria e SHBA paraqiti një kërkesë civile për konfiskim në një gjykatë LA javën e kaluar.

Axel Vervoordt, një stilist i famshëm belg dhe tregtar antikash dhe arti, ishte duke mbikëqyrur dizajnin e shtëpisë së Kardashian dhe është përmendur në dokumentet e gjykatës, së bashku me Kim.

Zëdhënësi i Kardashian i tha DailyMail.com se ajo nuk kishte ide se statuja ishte importuar në emrin e saj.

‘Kim kurrë nuk e bleu këtë statujë dhe Kim nuk ka  është e para që ajo ka mësuar për ekzistencën e saj,’ tha zëdhënësi.

‘Ne besojmë se mund të jetë blerë duke përdorur emrin e saj pa autorizim dhe për shkak se nuk u mor kurrë, ajo nuk ishte në dijeni të transaksionit.

‘Ne inkurajojmë një hetim dhe shpresojmë që statuja  t’u kthehet pronarëve të ligjshëm’./Demokracia.com/

Të ngjashme