Lajme
Kim Jong-un bëhet i gjallë – uron Mbretëreshën britanike në shënimin e 70 vjetorit në fron
Demokracia
20:41 | 02 Qershor 2022

Share:

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un i ka dërguar letër Mbretëreshës britanike, Elizabeta e Dytë, për ta uruar në shënimin e 70 vjetorit në fron.

Udhëheqësi veri-korean është më i fundit, dhe ndoshta prej udhëheqësve më të papritur në botë që do të shënonte Jubileun e Platinit.

Përmbajtja e saktë e letrës së tij ende nuk është zbuluar.

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut thjesht konfirmoi në faqen e saj të internetit se Jong-un dërgoi një letër “që uron Mbretëreshën dhe popullin britanik”.

Kjo vjen derisa tensionet midis Koresë së Veriut dhe Perëndimit vazhdojnë të rriten pasi numri i testeve bërthamore të vendit është rritur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vetëm javën e kaluar, regjimi i Jong-un lëshoi tre raketa drejt detit.

Testet u zhvilluan vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga Azia, ku ai premtoi të forconte masat për të penguar shtetin e armatosur bërthamor.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeta e Dytë është monarkja e parë britanike që ka arritur 70 vjet në fron – që njihet ndryshe si Jubile Platini.

Të ngjashme