Qyteti ukrainas i kontrolluar nga Rusia, Nova Kakhovka është nën ujë pasi një digë aty pranë shpërtheu gjatë natës, ku ukrainasit akuzojnë për shpërthimin rusët, e Kremlini po tenton ta mohojë.
Shërbimet e urgjencës thanë të martën se rreth 600 shtëpi u përmbytën pasi diga Kakhovka u hodh në erë gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës njoftoi se Ukraina po heton shpërthimin në një digë të madhe hidrocentrali në jug të vendit si një krim lufte dhe shkatërrim të mundshëm kriminal të mjedisit, ose “ekocid”.
The destruction of Kakhovka hydroelectric power plant is a terrible technogenic, ecological and humanitarian catastrophe.
The aftermath of destroying the dam of Kakhovka HPP have been modeled previously – they are on the video.
The future of Zaporizhzhia nuclear power plant… pic.twitter.com/EQDEeR7e7N
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 6, 2023
Ukraina është një nga një numër i vogël vendesh, përfshirë Rusinë, që e kanë kriminalizuar ekocidin përmes legjislacionit.
Një komandant i lartë ukrainas tha se shkatërrimi i digës Kakhovka nuk do t’i ndalonte trupat ukrainase të përparonin.
This was someone's home. pic.twitter.com/yahe0eQ3q1
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 6, 2023
“Për sa i përket parandalimit të veprimeve tona sulmuese, komanda ushtarake ka marrë plotësisht parasysh veprime të tilla tinëzare të armikut dhe nuk duhet të pengojë përparimin tonë në ato drejtime ku mund të ketë derdhje uji”, tha Serhiy Naev, komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Reportedly, this is a video of Kherson being flooded after Russia blew up Kakhovka HPP. pic.twitter.com/QLkByJuxFo
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 6, 2023
Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ndau një seri videosh në Twitter që ai pretendon se tregojnë pasojat katastrofike të shkatërrimit të digës.
Aty shihet sesi uji i merr me vete shtëpisë, kurse nga presioni i madh i ujit shpërthejnë minat ruse të vendosura në këtë zonë.