Lajme
Kievi kërkon nga batalioni Azov të ndalen së mbrojturi Mariupolin: Shpëtojeni veten
Demokracia
16:56 | 20 Maj 2022

Share:

Komandanti i batalionit Azov, Denis Propokopenko, ka bërë të ditur se kërkesa e Kievit është që ndalen së mbrojturi fabrikën e çelikut Azovstal, përkatësisht Mariupolin dhe të gjithë pjesëtarët e këtij batalioni ta shpëtojnë veten.

Përmes një video-mesazhi të publikuar sot në rrjetet sociale, është bërë e ditur se ky batalion është i rrethuar nga më shumë se 2 mijë ushtarë rusë.

“Është dita e 86-të e mbrojtjes së Mariupolit. Shtati i Përgjithshëm ka urdhëruar që ta shpëtojmë veten dhe të ndalemi së mbrojturi qytetin. Pavarësisht luftimeve të ashpra, mungesës së ushqimit, kemi qëndruar sypatrembur”, tha Prokopenko.

Ai madje ka theksuar se tri kushtet e këtij batalioni prej fillimit të luftës ka qenë evakuimi i civilëve, ndihma e ofruar për ushtarët e plagosur që do të duhej të evakuoheshin pa kushte dhe të shkëmbehen me rusët, dhe të rikthehen në territorin që e kontrollon ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.

Madje është kërkuar që ata ushtarët që kanë humbur jetën, të varrosen ndershëm dhe t’i jepet lamtumira e fundit.

Të ngjashme