Lajme
Kievi ka shumë nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore, thotë Zelensky
Demokracia
18:44 | 10 Janar 2024

Share:

Rusia mund të ndalohet, thotë Volodymyr Zelensky – por Kievi ka shumë nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, në Vilnius, presidenti ukrainas theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së vendit të tij.

“Ne kemi vërtetuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur”, tha ai, raporton skynews.

“Na mungojnë shumë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore”, dhe nënvizoi se ato ishin “ajo që na duhen më shumë”, shtoi udhëheqësi i Ukrainës.

Një zyrtar i forcave ajrore ukrainase paralajmëroi dje se përshkallëzimi i sulmeve me raketa dhe dron ruse në javët e fundit e kishte lënë Ukrainën në një “deficit” të cenueshëm të armëve anti-ajrore.

Zelensky pranoi sot se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore ishin të ulëta në vendet që mund t’i siguronin ato, “depot janë bosh dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas gjatë shkurtit të vitit 2022.

Të ngjashme