Lajme
Kievi beson se është afër fitores në Krime, Rusia thotë se rrëzoi 42 dronë
Demokracia
15:13 | 25 Gusht 2023

Share:

Ukraina beson se është afër një fitoreje ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Rusia. “Rëndësia e operacionit special të nisur në Krime është para se gjithash, t’u rikujtojmë njerëzve aty se janë në një territor ukrainas.

Gjithashtu që fitorja është afër dhe se çlirimi i tyre mund të ndodhë shpejt”, theksoi kreu i inteligjencës ushtarake në Kiev, Kiril Budanov.

Nga ana tjetër, Rusia pretendon se ofensiva e forcave të Ukrainës në Krime ka dështuar. Gjithashtu njofton se ka rrëzuar 42 dronë të lëshuara nga Kievi në gadishullin e aneksuar.

Megjithatë mediat raportojnë për 3 të vdekur nga një sulm në një fshat të Krimesë. Rusia pretendoi gjithashtu se ka shmangur një sulm ukrainas ndaj strukturave civile në rajonin Kaluga, rreth 200 kilometra nga Moska.

Nga ana tjetër, ushtria ruse ka vijuar me bombardimet në territorin e Ukrainës, duke lëshuar disa raketa edhe në drejtim të Odesës. Ndërkohë, Kievi pretendon se Moska po kërkon që të mobilizojë në ushtri edhe 450 mijë persona të tjerë.

Të ngjashme