Lajme
Kidnapimi i tre policëve, BE-ja: Jemi në kontakt për të përcaktuar çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht
Demokracia
19:08 | 14 Qershor 2023

Share:

Bashkimi Europian është në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin, si dhe me KFOR-in, për të mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur me rastin e kidnapimit të zyrtarëve policorë kosovarë nga njësitë speciale serbe.

”Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë aktualisht, zëdhënësi i Bashkimit Europian në një përgjigje për Klan Kosova.

Tutje ai ka përsëritur thirrjen e BE-së, ndaj Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim që do mund të çonte në tensionim të situatës.

”Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar”.

Ndryshe, Njësitë speciale të Policisë së Serbisë sot në mesditë janë futur qindra metra në territorin e Kosovës dhe kanë arrestuar tre zyrtarë policor të Kosovës. Pamjet që kanë sjell mediat serbe kanë qenë poshtëruese. Në fotografitë e postuara policët e Kosovës duken të shtrirë, të çarmatosur dhe me sy e duar të lidhura.

Një veprim i tillë po konsiderohet edhe si shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Policia e Kosovës ka treguar vendin ku janë kidnapuar kolegët e tyre.

Të ngjashme