ShowBiz
Kida shfaqet atraktive dhe me shumë stil në imazhet e shkëputura nga klipi i fundit
Demokracia
10:41 | 07 Korrik 2022

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida arrin që çdo herë të jetë në qendër të vëmendjes me postimet që bën në rrjetet sociale.

Krijuesja e shumë hiteve që aktualisht po shijon suksesin e projekteve të reja ka ardhur me disa imazhe të cilat janë shkëputur nga klipin i saj i fundit.

Orhidea Latifi (emri i plotë) dukej me shumë stil në një nga paraqitjet e videoklipit “AM/PM” ndërsa u shfaq në formë të mrekullueshme e veshur me kroset me ngjyrë të kaltër dhe mini-fund me zinxhir lëshuar sipër teksa kompletoi pamjen me syze dielli dhe një xhaketë të zezë.

Foto: Kida/Instagram

“Ca je ti, ca je ti”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave të saj të shumtë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Kidës “AM/PM” erdhi në bashkëpunim me artistin tjetër, Butrint Imerin.

Foto: Kida/Instagram

Projekti i dyshes po pritet mirë dhe brenda një kohe të shkurtër ka arritur të grumbulloi mbi 4 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Në anën tjetër, Kida mbetet e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Foto: Kida/Instagram

Të ngjashme