ShowBiz
Kida prezanton një fragment të shkurtër të projektit të ri muzikor
Demokracia
08:00 | 24 Shtator 2022

Share:

Këngëtarja Orhidea Latifi – Kida prej disa ditësh ka njoftuar publikun për këngën e re.

Ajo në bazë të postimeve që ka bërë në rrjete sociale ka treguar se është në finalizim të këtij projekti.

E së fundmi, artistja ka shpërndarë një pjesë të kësaj kënge për të cilën nuk ka dhënë detaje se kur do ta publikojë.

Foto: Screenshot/Instagram

Prurja muzikore duket të jetë në stil të Kidës, pasi i ka qëndruar besnike që nga fillimi i karrierës.

“Aiii bon be bon be vec per mu bon be”, ka shkruar ajo.

 

I fundit realizim nga Kida mbetet “AM/PM” në bashkëpunim me Butrint Imerin, që e sollën në fillim të muajit korrik.

Deri më tani kjo këngë ka mbledhur plot 28 milionë klikime në YouTube.

Të ngjashme