Këngëtarja e famshme shqiptare, Orhidea Latifi e njohur për publikun si Kida, është në përgatitje të një porjekti të ri muzikor.
Këngëtarja Kida, numëron plot hite dhe vazhdimisht sjell këngë të cilat pëlqehen shumë nga publiku.
Këngëtarja tani gjendet në Dubai, ku sipas të gjitha gjasave është për xhirimet e klipit të këngës së re, në bashkëpunim me reperin gjerman Samra.
Ajo ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara, së bashku me ekipin që përkujdeset për paraqitjen e saj në klipe, ku përveç punës ata po shfrytëzojnë edhe detin.
Kida nuk ka dhënë ende ndonjë detaj, ndërsa rikujtojmë se kënga e saj e fundit është ‘Drunk’. /Demokracia.com/