Ata prej disa ditësh kanë bërë të ditur se po vijnë më një projekt tjetër të përbashkët.

Bëhet fjalë për këngëtaren Kida dhe artistin e njohur, Ledri Vulën, të cilët së fundmi kanë zbuluar datën e saktë të lansimit të këngës së re.

“Veç pak prit” siç tregojnë me një postim të shpërndarë në Instagram do të publikohet më 5 maj (e enjte).

 

“Veç pak prit…05 maj”, kanë shkruar dyshja krahas këtij postimi.

Të shumta kanë qenë reagimet që morën në hapësirën për komente, fansat e të cilëve mezi po presin për prurjen e radhës të tyre.

 

Të njëjtit kanë shënuar një tjetër sukses me një këngë tjetër të cilën e sollën në vitin 2021.

“Dale” në bashkëpunim edhe me Butrint Imerin ka kaluar 100 milionë klikime në YouTube.