ShowBiz
Kida bën paralajmërimin e këngës së re
Demokracia
19:16 | 16 Shtator 2022

Share:

Ajo gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar me mbrëmje e koncerte nëpër trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, e cila ka fituar zemrat e publikut prej shumë vitesh.

Dhe duke qenë se gjatë sezonit të verës ka qenë më pak aktive me projekte muzikore, ajo ka nisur punën për një të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

Me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, ajo tregon se ka gati këngën e re.

“Këngët e reja po vijnë”, ka thënë ajo.

Megjithatë, nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë apo nëse do të vijë me një bashkëpunim.

 

E fundit prurje nga Kida mbetet “AM/PM” që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin rreth dy muaj më parë.

Kënga e dyshes deri më tani ka grumbulluar mbi 27 milionë klikime në YouTube. 

Të ngjashme