Lajme
Kica-Xhelili: VV paradite po fyen LDK-në, pasdite po e lut me nderime
Demokracia
17:12 | 07 Maj 2025

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, duke i thënë se askush nuk po i ndalë tra zgjedhin kryeparlamentarin e qeverinë.

Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se VV paraditen po fyen LDK-në e pasdite po e lut me nderime.

“Qe 11 herë impononi kandidat të papranueshëm për Kryetar të Kuvendit, dhe interpretoni procese arbitrarisht.

Flisni në përsëritje të mërzitshme se si numrat për qeveri i keni, por jo për Kryetar Kuvendi.

Kosova është në krizë institucionale me Kuvend të bllokuar nga ju, çka e bën qeverinë tranzicionale zgjidhje pragmatike.

Zgjedhjet e reja, të mbajtura kaq shpejt pas atyre të 9 shkurtit 2025, vetëm do t’a thellonin polarizimin politik dhe rrisin apatinë e votuesve, me të drejtë” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të ngjashme